Tik Tok sjell risinë e fundit në lidhje me komentet, çfarë do të ndryshojë?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Shtator, 2022 20:14

Tik Tok sjell risinë e fundit në lidhje me komentet, çfarë do të ndryshojë?

Platforma filloi lançimin e një butoni mospëlqimi (dislike) për të gjithë përdoruesit në mbarë botën. Njëlloj si me rrjetet e tjera sociale, mjafton të klikoni butonin me gishtin poshtë për të shprehur pakënaqësinë tuaj në lidhje me komentin.

Kompania thotë se ky opsion do të përdoret për të marrë feedback në lidhje me komentet e padëshiruara. Një koment me numër të lartë mospëlqimesh do të paralajmërojë TikTok për një gjuhë urrejtjeje, spam apo tallje.

Kështu promovohet edhe një hapësirë komentesh më e shëndetshme. Por TikTok është në dijeni të abuzimeve të mundshme. Ashtu si YouTube, as TikTok nuk do të tregojë numrin e mospëlqimeve.

Efekti i këtij opsioni të ri pritet për tu parë. TikTok ka probleme të shumta siç është keqinformimi, por një buton “dislike” mund të mos jetë një zgjidhje e drejtpërdrejtë e këtij fenomeni. /PCWorld Albanian

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Shtator, 2022 20:14

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...