Timonie: Zgjerimi është i mundur në një BE të reformuar

Desk
By Desk March 6, 2020 19:24

Timonie: Zgjerimi është i mundur në një BE të reformuar

Procesi i zgjerimit është i mundur në një BE të reformuar, thotë ambasadori i Francës, Kristian Timonie.

BE, sipas tij, po hap një kapitull të ri në mënyrë që raporti me hapjen e negociatave me vendet aspirante, të ketë rregulla më strikte dhe të jetë më funksional. Franca insiston që BE të përforcojë kapacitetin vendimmarrës dhe të mos ketë zhgënjime dhe stagnime, siç ka ndodhur me vendet tjera, thotë Timonie.

“Në këtë moment është parashtruar çështja shumë e fuqishme e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe RMV-në, në një moment kur kryetari francez parashtroi pyetjen e ardhmërisë në BE-së. Çështja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është çështje subsidiare, pra thjesht a do të vazhdojmë ta bëjmë atë që e kemi bërë deri më tani me vështirësitë e funksionimit që i kemi, pra me shembujt e vështirësive që i kemi me shtetet e caktuar?!”,- tha ambasadori i Francës, Kristian Timonie.

Metodologjia e re do të jetë më efikase dhe më praktike sesa forma e hapjes së negociatave kapitull pas kapitulli, thotë ambasadori Timonie.

“Parashtrohet pyetja: A ishte metoda e mirë? Pyetja ishte tejet e dukshme. Kemi rastin me Serbisë dhe Malin e Zi, të cilat kanë linçuar negociatat kapitull pas kapitulli, si mënyrë jo e suksesshme për të arritur deri në një fund. Andaj kjo nënkupton: A do të arrijmë deri tek momenti i hapjes së negociatave me të gjithë? Ideja ishte që të vazhdohet jo me gënjeshtra edhe jo të gënjehemi ne vetë dhe mos t’i gënjejmë shtetet kandidate me këto tema. Andaj na mbetet shumë punë.”,- tha ambasadori i Francës, Kristian Timonie.

Timonie thotë se gjërat kryekëput varen prej shtetit dhe shoqërisë sonë për t’i shtyrë politikanët të mos shohin datën si festë, por si reforma të thella që duhet implementuar. Sipas tij, institucionet për realizimin e reformave nuk ishin angazhuar me intensitetin e nevojshëm, deri në tetor, kur RMV-së nuk u nda vendim pozitiv. Ambasadori Timonie thotë se tani gjendemi në një realitet më ndryshe, duke mos qartësuar saktësisht qëndrimin francez për Shqipërinë dhe RMV-në në raport me fillimin e negociatave.

Desk
By Desk March 6, 2020 19:24