Tiranë: Ambasadorja amerikane kërkon rezultate në luftën ndaj korrupsionit

Desk
By Desk March 3, 2020 19:58

Tiranë: Ambasadorja amerikane kërkon rezultate në luftën ndaj korrupsionit

Ambasadorja e SHBA-ve n Shqipëri, Yuri Kim, u bëri sot thirrje institucioneve të reja të drejtësisë shqiptare që të ndërtojnë mbashkëpunimin për të çuar përpara drejtësinë shqiptare.

“Fajtori nuk duhet të shpëtojë dhe i pafajshmi nuk duhet të vuajë. Mos lejoni që fajtorët të shpëtojnë dhe mos i lejoni që të pafajshmit të vuajnë” – tha ambasadorja amerikane Kim.

Ajo i bëri këto komente në një konferencë mbi sfidat e prokurorit të përgjithshëm në vazhdën e reformimit të sistemit gjyqësor.

“Ky është një vit i madh për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, ndaj reformat e saj janë shumë të rëndësishme po edhe shumë të vështira. Reforma në drejtësi ka sjellë ndryshime në sistemin në prokurori dhe është koha që të fitohet besimi i publikut dhe qëndrueshmëria” – tha ambasadorja amerikane, Kim.

Ajo siguroi prokurorinë për mbështetjen amerikane në rrugën e forcimit të ligjit, ndërsa kërkoi një goditje më të forta ndaj korrupsionit, transmeton VoA.

“Duhet t’i jepni fund korrupsionit, sepse ky po e pengon Shqipërinë, të bëhet aq e mirë sa duhet të jetë. Zyra e prokurorisë, SPAK, do të ketë një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi për të luftuar krimin”, tha ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim.

Desk
By Desk March 3, 2020 19:58