TIRZ-Tetovë, “Kiel” zgjeron kapacitetin e prodhimit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 19:43

TIRZ-Tetovë, “Kiel” zgjeron kapacitetin e prodhimit

Pas gjashtë vitesh punë të suksesshme, Kompania gjermane “Kiel” zgjeron kapacitetet e saj të prodhimit në zonën industriale TIRZ të Tetovës.

Investimi i ri kap vlerën prej 9.2 milion euro dhe do të përfshijë zgjerimin e reparteve të prodhimtarisë dhe punësimin e 150 punëtorëve të rinj.

“Ky investim shtesë në RMV nuk paraqet vetëm rritjen e kapaciteteve ekzistuese të prodhimtarisë, por edhe zgjerimin e gamës së prodhimtarisë sonë ku do të mundësohet të kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme për prodhimin e ulëseve për automjete për trena, do të kemi prodhime vendore me brendim “Made in RMV””,- tha Kristijan Shend – menaxheri i “Kiel” në RMV.

“Kompania “Kiel” u obligua që t’i mbajë të gjithë të punësuarit e deritanishëm në këtë zonë industriale dhe në mënyrë shtesë u obligua që të bëjë punësimin e rreth 150 personave të rinj. E njëjta po ashtu u obligua që të vazhdojë me shlyerjen e rregullt të pagesave ndaj shtetit dhe të mos shfrytëzojë asnjë nga benefit lehtësues doganor apo tatimor dhe kjo është për t’u përshëndetur.”,- theksoi drejtori i Zonave Zhvillimore Teknologjiko-Industriale, Jovan Despotovski.

“Në kushte post pandemike dhe në mes të krizës ekonomike dhe energjetike, arrijmë të kemi nivel të lartë të investimeve, të vendeve të reja të punës dhe numër më të madh të fabrikave të reja, të cilat me pajisje të sofistikuara të cilat po praktikohen në vend. Investuesit e tjerë i ftoj të zgjerojnë kapacitetet e tyre investuese, pasi që kemi kushte më të volitshme për investime.”,- u shpreh kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Me investimin e fundit të kësaj kompanie përforcohet edhe më shumë roli investues i shtetit gjerman në zonat industriale në vend. (TVM2)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 19:43

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...