Një tjetër protestë është paralajmëruar në Shkup, e motivuar nga pakënaqësia e qytetarëve për rritjen e pagave të zyrtarëve, përcjell FLAKA.
Protesta është paralajmëruar për 7 qershor në orën 11:00, para Qeverisë.
“I vetmi person që mund të luftojë për një të nesërme më të mirë për ju është personi që shihni sa herë që qëndroni para pasqyrës. Prandaj do të jem para QEVERISË në datën 07.06.2023 në orën 11:00 dhe do të kërkoj rritje 78% të të ardhurave të personave me aftësi të kufizuar dhe rritje të pagave të të gjithë qytetarëve me 78%, sepse sipas ligji dhe kushtetuta, te gjithe qytetaret jane te barabarte, mire nuk mundet qe ju POLITIKANE te rrisni rrogen 700 euro dhe qytetaret te punojne për 350 euro nje muaj te tere le te ulen ne shtepi ata qe ndihen mire. Injoroni ata qe NUK ndihen mire dhe mendoni me koken tuaj!!!”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Bllagojço Gorgiev, aktivist për të drejtat e njeriut dhe koordinator i programit në shoqatën “Handicap Plus”, i cili për “Faktor” tha se protestën e organizon së bashku me Suared Alishanin dhe Brankica Dimitrovskën, kryetare e shoqatës. FLAKA