TKM dhe Teatri i Komedisë anulojnë shfaqet

TKM dhe Teatri i Komedisë anulojnë shfaqet

Teatri Kombëtar i Maqedonisë dhe Teatri i Komedisë i shtynë shfaqjet e tyre të planifikuara deri më 6 mars në përputhje me rekomandimin e Qeverisë që të mos mbahen ngjarje publike. Opera dhe Baleti i Maqedonisë dhe Teatri i Dramës nuk e kanë shtyer repertorin e tyre për momentin, përcjell FLAKA.

Raportet nga TKM dhe Teatri i Komedisë thonë se shfaqjet janë shtyrë në përputhje me rekomandimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që asnjë ngjarje publike të mos mbahet deri më 6 mars, si masë parandaluese kundër koronavirusit. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 28 Shkurt, 2020 21:44

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.