Tmerrohen klientët, një shtetas qëllon me armë drejt lokalit në Shkodër
Një shtetas, që është identifikuar nga policia ka qëlluar me armë drejt një lokali në Shkodër.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 20:40, në lagjen Skënderbeg. Shtetasi me iniciale K. K. dyshohet se për motive të dobëta ka shtënë me armë drejt një “Bar-Kafe” në pronësi të shtetasit N. D.
Nga verifikimet paraprake nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.
Top Channel