Todev: Nëpunësit e MPB-së meritojnë shpërblim

Todev: Nëpunësit e MPB-së meritojnë shpërblim

Qeveria nuk ka para për të shpërblyer policët me nga 15 mijë denarë, ashtu siç një ditë më parë kërkoi ministri i brendshëm Naqe Çulev. Ministrja e financave Nina Angellovska tha se në rishikimin e buxhetit nuk janë parashikuar shpërblime për policinë, por do të gjejnë mënyra alternative.

Propozimin të cilin e lexova prej mediave mbrëmë, nuk korrespondon me kërkesën e rishikimit të buxhetit para dy ditëve. Ju tregoj se Qeveria do të përpiqet të gjejë mënyrën që të gjithë t’i shpërblejë. Thash se në rrathët e para të ekspozuar në rrezik pas mjekëve të cilët u shpërblyen, janë edhe policët, armata, zjarrfikësit dhe të gjithë tjerët”, pohoi Nina Angellovska, ministre e Financave.

Nga Sindikata e Pavarur e Policisë thonë se prej më 16 prill kanë kërkuar në Qeveri dhe në MPB që policia të shpërblehet.

Të gjithë të tjerët dhe të punësuarit që janë në uniformë edhe të punësuarit civil, respektivisht personat në shërbimet udhëheqëse, sipas qëndrimit tonë patjetër të shpërblehen me këtë shumë prej 15 000 denarë”-pohoi Goce Delçev Todev, Sindikata e pavarur e policisë.

Ministri i brendshëm Çulev njoftoi se do dorëzojë iniciativë në Qeveri që të punësuarit në MPB të shpërblehen me nga 15 000 denarë. Sipas të dhënave të MPB-së, deri sot me koronavirus janë infektuar 13 policë, ndërsa 50 kanë marrë vendim për vet-izolim.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 21 Maj, 2020 19:42

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.