Todor Petrov shtrembëron të vërtetën kur flet për ekzistencën e laboratorëve të armëve biologjike në Ukrainë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2022 00:27

Todor Petrov shtrembëron të vërtetën kur flet për ekzistencën e laboratorëve të armëve biologjike në Ukrainë

Publikimi i KBM dhe Todor Petrovit se ShBA-të zotërojnë laboratorë biologjikë në Ukrainë, i cili është bërë shumë viral dhe i popullarizuar në rrjetet sociale, veçanërisht në ato kanale ku çdo ditë shpërndahen dezinformata dhe spekulime për pushtimin rus të Ukrainës, është një spin klasik në përpjekje për të mbrojtur terrorin rus në Ukrainë. Kjo teori konspirative është përhapur nga propagandistët rusë që nga viti 2018. Deklarata të tilla keqinterpretojnë qëllimisht Marrëveshjen SHBA-Ukrainë të vitit 2005, e cila synon të parandalojë kërcënimet biologjike në vend që t’i krijojë ato. Ndryshe nga pretendimet, sipas marrëveshjes, qeveritë e Ukrainës dhe të SHBA-së ranë dakord të punojnë së bashku për të “parandaluar përhapjen e patogjenëve të rrezikshëm dhe për të minimizuar kërcënimet e mundshme biologjike“.

Shkruan: Simona Atanasova

Kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas (KBM), Todor Petrov, në një postim në Facebook transmeton kumtesën e KBM-së, në të cilën vërehet spin bazuar në informacione të pasakta.

Spin: Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) dënon ashpër programin ushtarako-biologjik amerikan në Ukrainë dhe në botë!

KBM kërkon që Rusia të paraqesë informacion mbi laboratorët biologjikë të financuar nga SHBA që merren me patogjenë të rrezikshëm në Ukrainë dhe pret fillimin e një mekanizmi konsultimi për verifikim sipas Konventës Ndërkombëtare mbi Ndalimin e Armëve Biologjike dhe Toksike të vitit 1972.

Shqetësues janë informacionet se Ukraina dërgon serum nga pacientët në SHBA, ata që i përkasin rusëve etnikë, projekt i realizuar nga ushtria amerikane.

Ministria e Mbrojtjes e SHBA kontrollon 336 laboratorë biologjikë në 30 vende anembanë botës nën arsyetimin e “bashkëpunimit për të reduktuar rreziqet e biosigurisë” dhe “për të rritur shëndetin publik global”.

.

 

[Burimi: Komunikata e KBM – profili në Facebook i Todor Petrovit data:10.03.2022]

Kundërspin: Pretendimi i Kongresit Botëror Maqedonas dhe Todor Petrovit se SHBA-të zotërojnë laboratorë biologjikë në Ukrainë është një nga dezinformatat më të përhapura që është plasuar vitet e fundit, dhe tani është riaktualizuar me shpejtësi pas pushtimit rus të Ukrainës. Kjo teori konspirative është përhapur nga propagandistët rusë që nga viti 2018.

Deklarata të tilla keqinterpretojnë qëllimisht Marrëveshjen në mes SHBA-së dhe Ukrainës në vitin 2005, qëllimi i së cilës është të parandalojë kërcënimet biologjike, e jo t’i krijojë ato. Sipas Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, laboratorët janë në pronësi dhe financuar nga qeveria ukrainase.

Sipas marrëveshjes së gushtit 2005, qeveritë e Ukrainës dhe të SHBA-së ranë dakord të punojnë së bashku për të “parandaluar përhapjen e patogjenëve të rrezikshëm dhe ekspertizën përkatëse dhe për të minimizuar kërcënimet e mundshme biologjike“.

Për shkak të fluksit të madh të dezinformatave në lidhje me këtë temë, Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë disa ditë më parë duke thënë se Kremlini po përhap qëllimisht gënjeshtra të hapura se SHBA-të dhe Ukraina po kryejnë aktivitete me armë kimike dhe biologjike në Ukrainë. Këtë njoftim e ka transmetuar edhe Ambasada Amerikane në Maqedoninë e Veriut.

Kemi parë edhe përfaqësues të RP Kinës duke përsëritur këto teori konspirative. Ky dezinformim rus është absurditet total dhe nuk është hera e parë që Rusia shpik pretendime të tilla të rreme kundër një vendi tjetër. Rusia shpik justifikime të rreme në përpjekje për të justifikuar veprimet e saj të tmerrshme në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara nuk zotërojnë ose operojnë me asnjë laborator kimik ose biologjik në Ukrainë, respektojnë plotësisht detyrimet e tyre sipas Konventës së Armëve Kimike dhe Konventës së Armëve Biologjike, dhe nuk zhvillojnë ose posedojnë armë të tilla askund. Rusia është ajo që ka programe aktive të armëve kimike dhe biologjike dhe po shkel Konventën e Armëve Kimike dhe Konventën e Armëve Biologjikethuhet në kumtesën e Departamentit të Shtetit.

TEORI KOSPIRATIVE E PROPAGANDUESVE RUS

Konspiracioni se Shtetet e Bashkuara, drejtojnë biolaboratorë sekretë në Ukrainë është përhapur nga propagandistët rusë për katër vjet – që nga viti 2018.

Në maj 2020, Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës lëshoi ​​një komunikatë duke u bërë thirrje politikanëve të ndalojnë përhapjen e informacionit të rremë për ekzistencën e laboratorëve të huaj biologjikë ushtarakë në Ukrainë.

Prej kohësh, “lajme të rreme” për aktivitetet e pretenduara të laboratorëve biologjikë ushtarakë amerikanë në Ukrainë, janë përhapur në media dhe rrjetet sociale. Asnjë laborator biologjik i huaj nuk funksionon në Ukrainë. Deklaratat e fundit të politikanëve individualë janë të pasakta dhe janë shtrembërim i qëllimshëm i faktevethuhet në komunikatë.

Ambasada e SHBA-së në Ukrainë nëpërmjet ​​një deklaratë në prill 2020, këto teori i quajti “dezinformata të përhapura në disa qarqe në Ukrainë që pasqyrojnë keqinformimin rus në lidhje me partneritetin e fuqishëm SHBA-Ukrainë për të reduktuar kërcënimet biologjike“.

Studiuesja dhe profesoresha e armëve biologjike në King’s College në Londër, Filipa Lencos, për “Francpress”, tha se nuk ka indikacione se këta laboratorë në Ukrainë po përdoren për të zhvilluar armë biologjike, por se qëllimi i tyre ishte të parandalonin përhapjen e sëmundjeve infektive.

Më 6 mars, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se kishte marrë prova se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kishin bashkëpunuar në zhvillimin e armëve biologjike. Në shumë media ruse ky informacion bëri jehonë me shpejtësinë e dritës dhe u transmetua edhe tek ne.

Nisur nga të gjitha këto, komunikatën e KBM-së dhe Todor Petrovit, e cila është bërë shumë virale në rrjetet sociale, veçanërisht në ato kanale ku shpërndahen çdo ditë dezinformata dhe spekulime në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës, e vlerësojmë si spin klasik, në tentim për të mbrojtur terrorin rus në Ukrainë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2022 00:27

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare