Todorov: Do të jetë katastrofë nëse Zaev e tërheq dorëheqjen

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 2 Nëntor, 2021 10:16

Todorov: Do të jetë katastrofë nëse Zaev e tërheq dorëheqjen

Ish-ministri Nikolla Todorov në TV Telma tha se do të ishte katastrofale për Zaevin dhe LSDM-në nëse e tërheq dorëheqjen e dhënë.

“E rëndësishme është se njeriu qëndroi prapa foltores dhe e tha atë para gjithë popullit. Si do të duket nëse një ditë më pas thotë se bëra shaka dhe nuk do të jap dorëheqje. Do të ishte katastrofë edhe për atë edhe për partinë e tij”, tha Todorov.

Ai tha se nuk do të ketë tërheqje nga kjo për shkak se është e vështirë dhe për kot e ka ndërlidhur pozitën e tij me rezultatin e Shilegovit.

“Të tërhiqet nga fjala e dhënë do të jetë e vështirë”, tha mes tjerash Todorov. /Telegrafi/

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 2 Nëntor, 2021 10:16