Tokë e banorëve apo e shtetit? Kryetari i Vrapçishtit u përgjigjet protestuesve

Tokë e banorëve apo e shtetit? Kryetari i Vrapçishtit u përgjigjet protestuesve

Toka për të cilën ditë më parë protestuan banorët e Komunës së Vrapçishtit është tokë shtetërore dhe jo ‘vakëf’ siç pretendojnë banorët, thotë kreu i Komunës Isen Shabani.

“Për pronën për të cilën protestonin atë ditë banorët, është pronë e shitur. Është pronë 28 mijë metër katrorë, pronë e Republikës së Maqedonisë. Iniciativa ka qenë private nga viti 2018, kur në atë kohë ka menaxhuar ministria e Transportit. Në 4 dhjetor 2018 qeveria ka sjellë vendim që avokat i Qeverisë të mos jetë më ministria e Transportit por të jenë komunat”, tha Isen Shabani, kryetar i Vrapçishtit.

Banorët që 5 ditë më parë protestuan në vendin ku do të ndërtohet fabrika e cila e ka blerë pronën, pohojnë se kjo hapësirë është ‘vakëf’ i trashëguar për nevojat e tyre, ndërsa është shitur për çmim të ulët pa i pyetur ata.

“Toka e vakëfit është pronë e të gjithë qytetarëve të fshatit Vrapçisht. Nuk mundet as pushteti qendror e as ai lokal, ta shesë pa pajtueshmërinë e banorëve. Për këtë arsye kërkojmë nga institucionet përgjegjëse që e kanë shitur këtë pronë vakëfi, ta anulojnë marrëveshjen e lidhur për shkak të mospajtimit nga të gjithë banorët e Vrpapçishtit”, u shpreh Nebit Sulejman nga Këshilli Organizativ.

“A e bëni ju dallimin mes “dërzhaven imot” dhe “vakëf”. Ky është vakëf edhe pikë. Gjithmonë dihet për vakëfin se kush e ka lënë dhe kush mund ta përdorë”, theksoi një banor i Vrapçishtit.

E ndërkaq kryetari i Vrapçishtit pohon se të vetmit pronarë të këtyre hapësirave kanë qenë disa kompani gjatë sistemit monist, ndërsa pas pavarësisë askush nuk figuron si pronar. Ai dyshon se dikush po i manipulon banorët duke i bërë të mendojnë se pronat janë të tyret.

“Ata banorë janë të manipuluar.
Nga kush?
Nga dikush, disa individë janë të cilët i kanë manipuluar, ku unë plotësisht u jap të drejtë mirëpo ata nuk e dinë se si është e vërteta.
“Tani nëse dikush mendon se brenda natës mund të mbledhë një dhomë burrash e të na kthejë në shekullin 18 dhe të vëmë në shprehje kushtetutën e Lekë Dukagjinit, unë nuk jam mbi ligjin, unë s’mund ta respektoj atë Kushtetutë. Unë respektoj Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, potencoi Isen Shabani, kryetar i Vrapçishtit.

Banorët kanë paralajmëruar masa më radikale nëse nuk anulohet vendimi dhe t’u kthehet toka. Ndërkaq Kryetari Shabani I tha TV21 se është i gatshëm që t’i pres banorët në komunë për t’ua shpjeguar rastin. Shabani thotë se çështjen e shitjes së pronave të komunës e ka përmendur edhe gjatë kandidimit për kryetar, si mënyrë për të sjellë investime në komunë me të cilat do të laheshin borxhet, do të silleshin punësime dhe zhvillim të Komunës, gjë që e ka përmendur edhe në emisionin KlikPlus në vitin 2017.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 6, 2019 11:47

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA