Tonelata me mish derri të infektuar futen në Maqedoni

Tonelata me mish derri të infektuar futen në Maqedoni

21 ton mish derri i infektuar nga epidemia “Murtaja afrikane e derrit” është futur në Maqedoninë e Veriut. Mishi është sjellë  nga Spanja dhe nëpërmjet Bullgarisë është futur në Maqedoninë e Veriut.

Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari njoftojnë se situata është nën kontroll, mishi është ndaluar dhe nuk është lëshuar në  qarkullim, ndërsa gjatë ditës do të asgjësohet. Nga atje apelojnë deri te qytetarët që të mos fusin në vend produkte me mish derri, sidomos nga vendet tek të cilat është përhapur epidemia Murtaja afrikane e derrave.  Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari Zoran Atanasov tha se vazhdon edhe gjuajtja e derrave të egër në natyre.

“Agjencia për ushqim dhe veterinari në një dërgesë nga Spanja ka vërejtur murtajë afrikane të derrave. Për këtë punë ne do t’i njoftojmë edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë së kafshëve dhe Bashkimin Evropian. Dërgesa është me prejardhje nga Spanja, megjithatë është futur në Bullgari dhe nga atje nëpërmes pikës kufitare Deve Bair është futur në Maqedoninë e Veriut. E njëjta dërgesë është ndaluar dhe nuk është lëshuar në qarkullim. Gjatë ditës së sotme me mjete të caktuara ajo masë do të asgjësohet”, tha drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2019 15:21

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA