Tour de France 2020 do të zhvillohet sipas programit, por pa tifozë!

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 24, 2020 20:31

Tour de France 2020 do të zhvillohet sipas programit, por pa tifozë!

Shumë turne sportivë që ishin në program për këtë verë janë shtyrë për shkak të emergjencës nga koronavirusi mes tyre edhe Euro 2020 ndërsa rrezikon shtyrjen edhe OIimpiada e Tokios.

Gjithsesi turi më i rëndësishëm çiklistik “Tour de France” nuk do të shtyhet. “Amaury Sport Organization” kompania që organizon këtë tur çiklistik ka bërë me dije se turneu i këtij viti do të zhvillohet sipas programit dhe nuk do të shtyhet prej pandemisë që ka trembur botën. Tour de France do të zhvillohet nga data 27 qershor deri në 19 korrik me ndryshimin e vetëm se të 21 etapat e këtij viti do të mbahen pa praninë e tifozëve, në mënyrë që virusi famëkeq të mos përhapet.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 24, 2020 20:31