“Tour de France” drejt shtyerjes ose anulimit?

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 20:01

“Tour de France” drejt shtyerjes ose anulimit?

Gara e mirënjohur e çiklizmit “Tour de France” duket se do të shtyhet pas masave të zgjatura të qeverisë franceze të ndalimit për tubime massive, për shkak të pandemisë “Covid 19”. Presidenti Emanuel Makron tha të hënën se kufizimet në ngjarjet publike do të vazhdojnë deri në mes të korrikut.

Gara më e madhe e çiklizmit, e fituar nga Egan Bernal i ekipit Ineos vitin e kaluar, është e programuar të zhvillohet nga 27 qershori deri më 19 korrik,

Turneu, që do të fillojë në Nice, po kontestohet nga shumë ekspertë të kësaj fusheve, ndërsa më 10 prill, trupi drejtues i çiklizmit shkurtoi stafin si rezultat i pandemisë globale.

Unioni Ndërkombëtar i Çiklistëve fajësoi shtyrjen e Lojërave Olimpike dhe Paralimpikës, plus humbjen e kalendarit të tij vjetor, për këtë veprim.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 20:01