Toyota do të prodhojë pjesë rezervë për Carollan e viteve ‘80

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 23:25

Toyota do të prodhojë pjesë rezervë për Carollan e viteve ‘80

Kompania japoneze Toyota Gazoo Racing ka paralajmëruar program të ri për prodhimin e pjesëve rezervë për modelin ikonik, Corollan e vjetër (AE86). Bëhet fjalë për një Corolla të viteve tetëdhjetë, e cila mori statusin e legjendës pas rolit kryesor në mangën japoneze (film vizatimor) “Initial D” për garat në rrugë.

AE86 Corolla u quajt “hachi roku” (86 në japonisht) dhe u bë shumë e njohur, kështu që nuk është për t’u habitur që Gazoo Racing vendosi t’ia zgjasë jetëgjatësinë kësaj veture dhe të ofrojë pjesë të reja rezervë, sidomos për japonezët nostalgjik. Pas prodhimit të pjesëve të reja për gjeneratat e vjetra të Supre A70 dhe A80, tash edhe për AE86 do të ketë pjesë të reja origjinale për shitje. Në dhjetor, programi do të përfshijë boshtet lëvizëse të pasme dhe më pas pjesë të tjera.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 23:25
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.