Trajkovski, ndër blerjet më të këqia te Majorka

Trajkovski, ndër blerjet më të këqia te Majorka

Sulmuesi i reprezentacionit të Maqedonisë, Aleksandar Trajkovski është njëri nga dështimet më të mëdha të merkatos verore në skuadrën e Majorkës. Në listën e 10 transferimeve më të këqia të klubit spanjoll, që drejtohet nga amerikani Endi Kolberg u gjetë edhe emri i reprezentuesit të Maqedonisë.

Trajkovski pas sezoneve të shkëlqyera në Itali, kaloi në La Liga, por nuk la asnjë gjurmë te klubi i ri dhe te tifozët e klubit. Trajneri Visente Moreno nuk beson në kualitetet e tij dhe i jep shumë pak hapësirë për të dëshmuar kualitetin e tij. Në sezonin aktual, sulmuesi 27 vjeçar zhvilloi 10 ndeshje dhe ende nuk ka shënuar asnjë gol. Ndërkohë marrëveshja e Trajkovskit me Majorkën mbyllet në vitin 2023.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 28 Maj, 2020 20:02

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.