Trajneri gjerman “shtang” Mavrajn

Desk
By Desk 25 Prill, 2019 20:07

Mërgim Mavraj është duke kaluar ndoshta sezonin e tij më të dobët në karrierë.

Kapiteni i kombëtares, pasi kaloi një moment shumë të vështirë tek Arisi në Greqi, u transferua në Gjermani te skuadra e Kategorisë së Dytë, Inglostad-i. Skuadra është shumë pranë rënies në të tretën, por matematika i lejon të shpresoj. Kur të gjithë presin Mavrajn në fushën e lojës, trajneri Tomas Oral ka një tjetër vendim.

Në një intervistë për mediat gjermane strategu gjerman nuk sheh asnjë arsye për të ndryshuar formacionin, duke lënë jashtë Mavrajn.

“Duhet të respektoj ato që ndodhën në javën e fundit dhe nuk dua t’i ofendoj të tjetër. Djemtë që kanë qenë në fushë gjatë kësaj kohe, meritojnë të jenë sërish. Nuk ka asnjë arsye për ta ndryshuar formacionin, sepse skuadra është harmonizuar mjaft mirë”, ka thënë Oral.

Desk
By Desk 25 Prill, 2019 20:07