Tramp e mbron vendimin: Sulejmani ishte rrezik i drejtpërdrejtë për SHBA-në

Tramp e mbron vendimin: Sulejmani ishte rrezik i drejtpërdrejtë për SHBA-në

Presidenti amerikan, Donald Tramp sot përsëri e mbrojti vendimi e tij për të vrarë Kasem Sulejmanin, duke pretenduar se ky gjeneral i shquar iranian dhe gjeneral ushtarak paraqiste “rrezik të drejtpërdrejtë për SHBA-në”.

“Mediat të cilat përhapin lajme të rreme dhe partnerët e tyre demokratikë po përpiqen fuqishëm ta vërtetojnë se nëse sulmi i ardhshëm i Sulejmanit ishte apo jo “eminent” dhe se a kishte ekipi im të njëjtin mendim për këtë çështje. Përgjigjja e të dyja dilemave është “po”, por kjo në fakt edhe nuk ka lidhje duke e pasur parasysh të kaluarën e tij të tmerrshme”, shkroi Tramp në Tuiter.

Me këtë rast, siç transmetojnë mediat britanike, ai shkroi “eminent” (eminent), megjithëse ai me shumë gjasa mendonte “i menjëhershëm” (imminent), duke pasur parasysh faktin se të dy fjalët në anglisht shkruhen ngjashëm.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 13 Janar, 2020 20:29

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA