Transferimi më i shtrenjtë në histori, Salah drejt largimit nga Liverpooli

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 7 Shkurt, 2024 17:39

Transferimi më i shtrenjtë në histori, Salah drejt largimit nga Liverpooli

Egjiptiani Mohamed Salah pritet ta lë futbollin evropian për tu transferuar në Arabinë Saudite.

Nëse, Salah transferohet në Al-Ittihad do të bëhej transferimi më i shtrenjtë në histori.

Al-Ittihad nuk ka hequr dorë nga transferimi i Mohamed Salah dhe është i gatshëm t’i paguajë Liverpoolit deri në 235 milionë euro për sulmuesin egjiptian, njoftoi ‘The Athletic’.

Nëse rastësisht The Reds pranojnë ofertën e klubit saudit, do të ishte transferimi më i madh i të gjitha kohërave, duke kaluar rekordin e Neymar që kaloi nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro.

Yjet Karim Benzema, N’Golo Kante dhe Fabinho janë aktualisht duke luajtur për Al-Ittihad, dhe sigurisht Salah do të ishte krah për krah me yjet më të mëdhenj që do të vijnë në Arabinë Saudite.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 7 Shkurt, 2024 17:39

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare