Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • FOKUS
  • Transparenca e shpenzimeve publike nuk është në nivelin e duhur

Transparenca e shpenzimeve publike nuk është në nivelin e duhur

Redaksia

Ekziston një përmirësim i lehtë në transparencën e shpenzimeve publike, por kjo nuk është e mjaftueshme dhe nevojitet shumë më shumë angazhim, nga autoritetet për të ndryshuar situatën, vlerësojnë nga Instituti për Analiza Ekonomike, Finance Think. Nevojitet të punohet në përmirësimin e transparencës në pagesën e ndihmës shtetërore për arsye të ndryshme. Raportet financiare të publikuara nga institucionet për qytetarët duhet të jenë më të thjeshta për lexim.

Nëse keni nevojë për t’i analizuar këto të dhëna, do të vini re se po përballeni me vështirësi serioze, si për shembull, buxheti që është i shtetit është në dokument PDF dhe është shumë e vështirë të përpunohet. Transparencën nuk duhet ta shohim vetëm nëse të dhënat publikohen”, tha Bllagica Petreski- “Finance Think”.

Bashkimi Evropian edhe njëherë e kujtoi Qeverinë se një nga kushtet për integrimin e Maqedonisë është eliminimi i dobësive në shpenzimet publike.

Një sistem efikas dhe transparent i financave publike është parakusht për rritjen ekonomike të secilit vend. Një sistem i tillë përmirëson përgjegjësinë. Zvogëlon rreziqet e mashtrimit dhe korrupsionit, ndihmon në ndërtimin e besimit të opinionit në mënyrën se si paratë publike shpenzohen në interes të qytetarëve”, tha Dejvid Gir, ambasador i BE-së.

Nga Ministria e financave vlerësojnë se përmes disa mjeteve dhe projekteve që i kanë vënë në funksion gradualisht përmirësohet transparenca e shpenzimeve publike. Por, raportet e OJQ-ve e tregojnë të kundërtën. Nga Qendra për komunikime civile thonë se nga janari deri në qershor vitin e kaluar janë lidhur kontrata në katër sy në vlerë prej 11 milionë euro. Kjo është për 15% më shumë se në citin 2019. Gjithashtu, madje 70% e ndërmarrjeve publike asnjëherë nuk kanë bërë vlerësimin e rreziqeve nga korrupsioni. Alarmuese është edhe ajo se 92% e ndërmarrjeve shtetërore nuk kanë bërë trajnime për të punësuarit e tyre për integritet dhe kundër korrupsionit./Alsat

Continue Reading

Previous: Ministria e Ekonomisë më e fortë se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale
Next: Janë zbuluar mbi 30 e migrantë në Maqedoni

Të ngjashme

Qeveria-e-Maqedonise-se-Veriut Vendimet që Qeveria i ndërmorri në seancën e sotme të 65-të

Vendimet që Qeveria i ndërmorri në seancën e sotme të 65-të

Redaksia
bfa Qeveria miratoi ligjin për përmbajtjet “diskriminuese” në librat shkollor

Qeveria miratoi ligjin për përmbajtjet “diskriminuese” në librat shkollor

Redaksia
baby-hand1 RMV, bebe dy javëshe pacienti më i vogël i infektuar nga Covid 19

RMV, bebe dy javëshe pacienti më i vogël i infektuar nga Covid 19

Redaksia

TË FUNDIT

Dortmund's Ansgar Knauff, bottom, celebrates after scoring his side's third goal during the German Bundesliga soccer match between Stuttgart and Dortmund at the Mercedes-Benz Arena stadium in Stuttgart, Germany, Saturday, April 10, 2021. (Tom Weller/Pool via AP) Kush përdor më shumë futbollistë U21 në ekipet e para?

Kush përdor më shumë futbollistë U21 në ekipet e para?

Met-Gala-comp-780x470 Met Gala do të rikthehet, jo me një, por me dy super organizime

Met Gala do të rikthehet, jo me një, por me dy super organizime

Porto's Mehdi Taremi scores his side's opening goal during the Champions League quarter final second leg soccer match between Chelsea and Porto at the Ramon Sanchez Pizjuan stadium, in Seville, Spain, Tuesday, April 13, 2021. (AP Photo/Angel Fernandez) Porto eliminohet, por ka golin më të bukur në Champions

Porto eliminohet, por ka golin më të bukur në Champions

baj Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për diabetikët

Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për diabetikët

Covid-19.-Cisl-Veneto-dona-un-respiratore-polmonare-alla-Protezione-Civile Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë

Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.