Transporti hekurudhur nuk parapelqet nga pasagjeret e Maqedonise

Transporti hekurudhur nuk parapelqet nga pasagjeret e Maqedonise

Në tremujorin e tretë të këtij viti në transportin rrugor është rritur numri i udhëtarëve të transportuar për 11,8 për qind dhe në transportin ajror për 19,5 për qind. Sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror për Statistikë ulje ka edhe te transporti urban-periferik për 5,5 për qind dhe transportin hekurudhor për 23,6 për qind.

Në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2017, numri i udhëtarëve të transportuar në transportin rrugor është ulur për 0,7 për qind, në transportin urban-periferik për 21,1 për qind, në transportin hekurudhor për 3,1 për qind, ndërsa në transportin ajror është rritur për 39,4 për qind.

Në tremujorin e tretë të vitit 2017, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2016, sasia e mallit të transportuar në transportin rrugor transportues është ulur për 5,2 për qind, në transportin ajror për 10,2 për qind, derisa në transportin hekurudhor është rritur për 1,4 për qind.

Në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2017, sasia e mallit të transportuar në transportin rrugor është ulur për 21,5 për qind, në transportin ajror për 7,6 për qind, derisa në transportin hekurudhor është ulur për 21,1 për qind.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 24, 2017 14:46

REKLAMA