Transportuesit ende kanë probleme me softuerin doganor

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 25, 2019 22:06

Transportuesit ende kanë probleme me softuerin doganor

Transportuesit e mallrave kanë bllokuar softuerin doganor për shkak të përdorimit masiv të portalit për tregtime të vogla. Kështu, administrata doganore shpjegon problemet e vazhdueshme që disa nga kompanitë transportuese po përballen në periudhën e kaluar. Sapo u vendos në përdorim softueri i ri, ankesat janë pothuajse të përditshme, përcjell FLAKA.

Kreu i Drejtorisë Doganore Tanasoski thotë se sistemi i ri tani është i qëndrueshëm dhe funksional. Ai thekson se kryesisht ata që nuk e kanë përfunduar trajnimin gjashtë mujor para se të vihen në punë, ballafaqohen me probleme.

Disa nga transportuesit e mallrave u ankuan se edhe sot ata kishin probleme me sistemin, prandaj kanë një ngadalësim në punën e tyre. Ata thonë se nga ky mëngjes programi ka punuar vetëm disa orë, por më shumë është jashtë funksionit.

Nga Dogana thonë se sistemi i ri do të lehtësojë punën dhe do të ndihmojë në çrrënjosjen e korrupsionit. Përdoret në shumë vende të BE. Që nga fillimi i qershorit, kur është vëndosur në veprim, deri më tani janë pranuar 150 mijë deklarime dhe janë përpunuar rreth 60 mijë. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 25, 2019 22:06