Transportuesit kërkojnë më shumë ndihmë nga Qeveria

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 16:25

Transportuesit kërkojnë më shumë ndihmë nga Qeveria

Oda e Shërbyesve ka kërkuar masa të reja nga Qeveria me qëllim lehtësimin e punës së transportuesve duke paralajmëruar se ky sektor është ndër më të goditurit në vend nga kriza me koronavirusin dhe shumë kompani rrezikojnë të mbyllin veprimtaritë e tyre.

FILIP MANOJLLOVSKI

“Në drejtim të asaj që të ruhet shëndeti i vozitësve, që është parakusht i domosdoshëm për punë, Qeveria duhet të sigurojë pika që do të jenë funksionale për vozitësit, ku do të bëhen teste të shpejta me qëllim që të mos humbet kohë si deri më tani duke caktuar termine te mjeku amë dhe duke pritur të bëhet testimi. Transportuesit edhe më tej duhet të jenë faktor kyç në zinxhirin e furnizimit të popullatës me produktet e nevojshme në këtë situatë, si dhe për mirëmbajtjen e industrisë. Vozitësit e mjeteve transportuese janë më të ekspozuar njëjtë si edhe mjekët, policët, ushtria, mediat që janë bartës të përgjegjësisë dhe në rrezik të lartë në këtë situatë për ruajtjen e shëndetit, furnizimin me produktet elementare të qytetarëve si dhe për mirëmbajtjen e ekonomisë”

Filip Manojllovski nga Oda e Shërbyesve, tha se edhe përkundër numrit të madh të vozitësve të përgjegjshëm, një pjesë e madhe e kompanive ballafaqohen me situata të keqpërdorimit në këto kohëra të vështira dhe me refuzim të punës pas sjelljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend. Oda e Shërbyesve ka kërkuar gjithashtu nga Drejtoria e doganave dhe nëpunësit doganorë të punojnë me kapacitet të plotë sepse në raste të caktuara gjatë dorëzimit të kërkesave për dhënien e lejeve nga ana e kompanive, të njëjtat problematizohen për shkak të reduktimit të kapaciteteve të punës së doganës. Arben Zeqiri /SHENJA/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 16:25