Travis Scott shpreson për një rikthim me Kylie Jenner

Travis Scott shpreson për një rikthim me Kylie Jenner

Dyshja i kishin dhënë fund lidhjes në muajin tetor të vitit të kaluar.

Nëse keni shpresuar se prindërit e Stormi do të rikthehen përsëri bashkë, nuk jeni vetëm. Travis Scott thuhet se dëshiron të kthehet me Kylie Jenner, megjithëse ata nuk janë bashkuar akoma, shkruan Us Weekly, transmeton lajmi.net.

Sipas Us Weekly, Travis është “ende me shpresë se ka një shans që ata të pajtohen”. Me sa duket dyshja qëndron “në kontakt” dhe madje kalojnë kohë së bashku.

Në mars u raportua se Travis dhe Kylie kanë rifilluar romancës. Dyshja ishin duke publikuar iamzhe së bashku në Instagram, çfarë bëri të dyshojmë për një gjë të tillë. Pastaj, nipi i Kylie Mason Disick mohoi thashethemet kur u fut në Instagram Live. /Lajmi.net/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 6 Qershor, 2020 23:10

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.