Tre inovatorë, mesin e pronarëve që kanë vendosur pagën minimale në xhep

Tre inovatorë, mesin e pronarëve që kanë vendosur pagën minimale në xhep

Tre inovatorë u gjetën në listën e DAP, mesin e pronarëve që kanë futur në xhepa paratë e dhëna atyre nga shteti për të paguar pagë minimale për punëtorët. Për shpikjen e tyre ata duhet të kishin marrë mbi 60,000 euro nga Fondi i Inovacionit.

Por projektet u ndaluan pasi institucionet zbuluan se përveç projekteve, pronarët dinë të shpiknin një mënyrë që paratë e shtetit për të paguar punëtorët, i kanë futur në xhepat e tyre. Drejtori i Fondit të Inovacionit, Despotovski, thotë se konkursi kishin mbaruar para krizës së koronës dhe ata nuk mund ta dinin që pronarët do ta bënin këtë, përcjell FLAKA.

“Ne do ta presim përfundimin e procedurave të cilat janë paralajmëruar nga institucionet e shtetit të cilat e kanë shpërndarë ndihmën shtetërore për pagën minimale dhe pastaj komiteti nëse do të vazhdojnë me implementim. Personalisht, edhe pse nuk kam marrë pjesë në shpërndarje rekomandimi im është që mos vazhdohet, gjegjësisht bashkëpunimi ynë me këto kompeni të përfundon këtu”, deklaron Depsotovski.

Kështu, kompania “Gary Van Simon” mori një pjesë të parave, dhe për shpikjen e saj duhej të merrte mbi 44,000 euro nga Fondi i Inovacionit. Nga shteti, në mbështetje të krizës korona, ka marrë rreth 43,000 denarë për pagat, por nuk u dha asnjë qindarkë të vetme punëtorëve. Kompania kishte shpikur një aplikacion mobil për të zhvilluar një sistem mbylljeje prototipi për hidrocentrale të vegjël.

Pronari Vangell Simonovski për “Telma” thotë se nuk e ka paguar pagat sepse nuk ka pasur para. Me pandeminë, të gjitha kontratat u ndërprenë, dhe ai ka marrë një kredi hipotekare si shpëtim për të mos mbyllur kompaninë. Përndryshe, ai mori një pagesë për këstin e parë nga Fondi i Inovacionit prej 11,000 euro.

“MST Solution”, gjithashtu një klient i Fondit të Inovacionit, projekti i të cilit kap vlerën 15,000 euro është pezulluar, ka marrë më shumë para për një pagë prej 159.500 denarë për muajin prill, por gjithashtu nuk i ka transferuar ato tek punëtorët. Shpikja fituese ishte një makinë e lëvizshme për riparimin e makinerive të ndërtimit dhe minierave.

Ndërmarrja e tretë “Linja 08” nga Resnja mori vetëm 7.250 denarë për pagë dhe nuk i pagoi ato, gjë që ndaloi një projekt prej 1,700 euro. Risia ishte prodhimi i lëndës së parë për ndërtimin e rrjeteve të mbrojtjes së breshrit.

Dje, Banka Botërore konfirmoi për Telma se përveç kthimit të parave, kompanitë mund të hetohen edhe nga Banka Botërore, sepse në aplikim ata ranë dakord të ndiqnin Udhëzimet Kundër Korrupsionit.

Kryeministri Spasovski tha sot se ai i kishte dhënë një urdhër Sekretariatit të Përgjithshëm për të ngritur kallëzime penale kundër shefave të kompanive që nuk kanë paguar pagën minimale që morën nga shteti. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 1 Gusht, 2020 21:26

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.