Tre pretendentë për trajner te PSG 

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 29 Prill, 2023 23:34

Tre pretendentë për trajner te PSG 

Christoph Galtier nuk e ka të sigurt të qëndruarit si trajner te Paris Saint-Germain. “RMC Sport” shkruan se Zinedine Zidane, Jose Mourinho dhe Thiago Motta janë emrat që mund të vendosen në pankinën e drejtuesit të stafit teknik të klubit nga Parisi. 

Zidane, i cili ka mbetur pa punë që kur dha dorëheqjen nga Real Madrid në vitin 2021, ishte në pritje të një oferte nga Kombëtarja franceze po që e cila nuk erdhi. Ai është një trajner i respektuar në Francë dhe në Evropë për arritjet e tij me klubin spanjoll. 

Mourinho është një tjetër ish-trajner i Real Madridit dhe i cili aktualisht është nën kontratë me Romën, por marrëdhënia e tij e ngushtë me Luis Campos dhe ideja për të drejtuar një nga skuadrat më të mira në Evropë mund të jenë mjaft joshëse që ai të largohet nga komoditeti i kryeqytetit italian.

Motta duke drejtuar Bolongan ka dëshmuar se është i aftë të drejtojë një ekip nga një ligë e madhe dhe ai mund të bëhet njeriu që merr drejtimin e e skuadrës edhe për shkak të përvojës së tij të kaluar me “Les Parisiens”.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 29 Prill, 2023 23:34

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare