Tre raste të sulme fizike brenda 24 orëve në Tetovë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 20 Shtator, 2022 12:49

Tre raste të sulme fizike brenda 24 orëve në Tetovë

SPB – Tetovë, dje ka evidentuar tre raste të sulme fizike, dy nga ata me përmasa masive dhe një në mjedis familjar, njofton Flaka

Mbrëmë (19-shtator) rreth orës 21:20, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, pjestarët e policisë të SPB
Tetovë kanë privuar nga liria personat Sh.B. (72) dhe Ç.B.(31). nga Brodeci i Tetovës dhe V.A.(28) nga
Tetova, të cilët janë konfrontuar fizikisht me njëri- tjetrin.

Sipas kallëzimit, në përleshje janë përdorur
mjete druri dhe metali, ndërsa arsyeja dhe shkaku i përleshjes kanë qenë keqkuptimet familjare të
personit V.A. me gruan e tij 26-vjeçare.

Të përfshirët në përleshje Sh.B. dhe Ç.B. janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe
dokumentimin e rastit.

Ndërkohë dje (19-shtator) në ora 16:00 në SPB-Tetovës është raportuar se një orë më parë në afërsi të një
objekti hotelierik në rrugën e ,,Ilindenit“ në Tetovë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes gjashtë
nxënësve të mitur nga Tetova dhe fshatrat e Tetovës Selcë, Zhelinë dhe Reçicë e Madhe. Po ndërmeren
masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Po ashtu dje, në orën 14:10, një grua 31-vjeçare nga rrethina e Tetovës në SPB Tetovë ka raportuar
se është sulmuar fizikisht në oborrin e shtëpisë së përbashkët nga kunata e saj A.A. (44), të cilit i ka
paraprirë një debat verbal mes fëmijëve të tyre.

Rasti është zbardhur dhe dokumentuar. Flaka

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 20 Shtator, 2022 12:49
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.