Tre viktima dhe 36 raste të reja me koronavirus

Desk
By Desk April 17, 2020 15:07

Tre viktima dhe 36 raste të reja me koronavirus

Prej gjithsej 437 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar edhe 36 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 22 raste, Kumanovë 4, Prilep 3, Strugë 3, Veles 3, Manastir 1.

Me rastet e fundit numri i personave të prekur virusin korona në vendin tonë shkon në 1,117.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tre raste të vdekjes nga koronavirusi. Një pacient nga Kumanova në moshën 85 vjeçare, dhe një nga Krusheva në  moshën 77 vjeçare kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Shkup. Kurse një pacient nga Labunishta e Strugës që kishte ndërruar jetë në para tre dite në një Klinikë private në Shkup gjithashtu ka rezultuar pozitiv post mortum me koronavirus.

Me viktimat e fundit në vendin tonë, numri i rasteve me Covid-19 që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 49.

Desk
By Desk April 17, 2020 15:07