Tre vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Tre vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Zbatimi i plotë i Marrëveshjes nga ana e Maqedonisë është kushti kryesor për anëtarësim në BE – porositi shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva në nënshkrimin e 3 vjetorit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Porosinë e dërgoi përmes profilit të saj në Faceboook – ajo gjithashtu thekson se Bullgaria pret progres në punën e Komisionit të ekspertëve për histori.

Ne besojmë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë si vlerë fundamentale evropiane dhe në këtë kuptim zbatimi i plotë dhe i ndërgjegjshëm i Marrëveshjes nga ana e Maqedonisë është kusht themelor për përparimin e mëtejshëm të vendit drejt integrimit në BE… Njëri prej aspekteve më të rëndësishme është puna e komisionit të përbashkët multidisiplinar i ekspertëve për histori dhe çështje arsimore. Bullgaria pret që Komisioni të vazhdojë punën dhe së shpejti të shënojë përparim të mirëfilltë në bazë të interpretimit objektiv të mbështetur në burime dhe prova autentike dhe historike – ka shkruar Zaharieva.

Homologu i saj maqedonas Nikolla Dimitrov gjithashtu e shënoi përvjetorin e Marrëveshjes me porosinë dërguar në Facebook. Ai shpërndau edhe një thënie të urtë të autorit të panjohur e cila thotë: “Mik është ai që e kupton të kaluarën tënde, beson në ardhmërinë tënde dhe të pranon pikërisht të tillë siç je”.

Pikërisht kjo urtësi, e zbatuar edhe nga pala maqedonase edhe nga ajo bullgare, me durim dhe pjekuri, do të na shpie përpara. Të gjejmë mirëkuptim për të kaluarën, të punojmë për të ardhmen dhe të pranohemi ashtu siç jemi dhe të cilët jemi në të tanishmen. Ndërtimi i miqësisë së mirëfilltë është proces i mundimshëm, por jashtëzakonisht fisnik – ka shkruar Dimitrovi.

Më një gusht tre vite më parë kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë, Zaev dhe Borisov, në Shkup e nënshkruan Marrëveshjen e miqësisë. E vlerësuan si moment historik që do të mundësojë bashkëpunim mes dy vendeve, por edhe si mbështetje të fuqishme të Bullgarisë në perspektivën euroatlantike të Maqedonisë. Me Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë u tejkalua kundërshtimi i Bullgarisë për ardhmërinë evropiane të vendit, por pas insistimit të Bullgarisë, Goce Dellçevi të shpallet vetëm hero bullgar sërish u bënë të zëshme kërcënimet për kushtëzimin e Maqedonisë në rrugën drejt integrimit evropian. Komisioni pritet të vazhdojë punën në shtator kur edhe do të debatohet për Kryengritjen e Ilindenit dhe historinë para vitit 1944.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 1 Gusht, 2020 19:17

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.