Tregtia në të zezë problem për shtetin, Angellovska: Konkurrencë jolegale, shtojmë kontrollin

Tregtia në të zezë problem për shtetin, Angellovska: Konkurrencë jolegale, shtojmë kontrollin

Shitja online në të zezë është një problem me të cilin po përballet Maqedonia e Veriut.

Autoritetet thonë se ka shumë individë apo kompani ilegale të cilat krijojnë konkurrencë jolegale dhe me këtë pengojnë punën e rreth 1900 kompanive të regjistruara. Për të eliminuar këtë, shteti do të vendos kontrolle të shtuara dhe më të modifikuara.

“Biseduam sot se si do t’i adresojmë ato kompani apo individë të paregjistruar dhe si do ti’ fusim në sistem, për shkak se janë konkurrencë jolojale, e cila i pengon sektorit real. Do të vijojnë kontrolle të shtuara, jo për ato që janë të regjistruar, por për ato që aspak nuk janë në sistem dhe praktikisht janë pjesë e ekonomisë së zezë. Së shpejti do të vendoset skener në Postë, që të mundet që ato porosi të cilat vijnë të kontrollohen më shumë, apo të mos varen nga kontrolli subjektiv apo manual për ndonjë person të caktuar”,- tha ministrja e financave, Nina Angellovska.

Nuk dihet saktë numri i kompanive të paregjistruara, mirëpo Policia Financiare posedon sistem për të identifikuar këto raste, tha numri një i kësaj drejtorie.

“Policia Financiare ka njohuri operative se si ato subjekte juridike, përmes shoqatave për transport, të cilat u mundësojnë të shesin në të zezë dhe gjithashtu mënyra e pagesës të bëhet pikërisht nëpërmjet shoqatave të transportit. Megjithatë, nuk do të kisha dashur tani të ndaj me ju ato informacione, për shkak se nëse i tregoj të gjitha indikacionet, do të ndodh që të prishet ndonjë dëshmi e caktuar, për të cilat do të marrim drejtime se si të veprojmë më tej”,- tha drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muharemi.

Autoritetet u bëjnë thirrje edhe qytetarëve që të kenë kujdes gjatë blerjeve online. Të blejnë vetëm prej kompanive të cilat u japin llogari fiskale, për shkak se në këtë mënyrë edhe ata bëhen pjesëmarrës në eliminimin e ekonomisë së zezë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 14, 2019 19:53

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA