Tri pikët në transfertë, Lyoni rigjen fitoren pas një muaji

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Janar, 2023 20:54

Tri pikët në transfertë, Lyoni rigjen fitoren pas një muaji

Lyoni rikthehet te fitorja në Ligue 1 pas tri javësh.

Skuadra e Blanc triumfoi 0-2 në Ajaccio. Sfida u zhbllokua në minutën e 20’, me talentin Johann Lepenant që finalizoi një aksion të bukur.

Goli i qetësisë erdhi në minutën e 71’. Alexandre Lacazette mori një asist nga Tagliafico dhe dërgoi topin në rrjetë, duke gjetur golin e 12-të sezonal në kampionatin francez.

Suksesi i sotëm ka ngjitur Lyonin në vendin e nëntë me 28 pikë. Objektivi është sigurimi i një bilete në Champions, por vendi i tretë është 15 pikë larg./ Super Sport

Top Channel

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Janar, 2023 20:54

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare