Tronditet Gostivari, burri ia merr jetën gruas me sëpatë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 09:36

Tronditet Gostivari, burri ia merr jetën gruas me sëpatë

Mëngjesin e së enjtes një ngjarje e rëndë ka tronditur Gostivarin. Në lagjen Banjishnicë burri me sëpatë ka goditur për vdekje bashkëshorten e tij, njofton Agjencia e lajmeve Flaka 

Sipas informatave fillestare deri tek të cilat ka arritur redaksia, bëhet fjalë për personin Bajram. i moshës 65 vjeçe me prejardhje nga Stajani i Gostivarit. 

Pas ngjarjes makabre, ka qenë djali i qiftit bashkëshortor që ka alarmuar organet e rendit. 

“Në orën 06:43 V.I. i lindur në vitin 1987 ka denoncuar se babai i tij B.I. i moshës 65 vjeçe me sëpatë në dhomën e gjumit ka mbytur gruan e tij XH.I. e lindur në vitin 1960, pas çka është dhënë në arrati”, njoftuan nga Policia e Gostivarit. 

Prokuroria dhe Policia pas denoncimit të rastit kanë dalë në vendngjarje dhe po hetojnë rastin që la të vdekur 60 vjeçaren.

Pasi dorasi ka ikur nga vendi i ngjarjes, organet e rendit janë vënë në kërkim të tij. FLAKA

Foto arkive

Foto arkive

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 09:36