Truku i iPhone që do iu lejojë ta përdorni telefonin edhe nëse iu telefonon dikush

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 19, 2020 22:46

Truku i iPhone që do iu lejojë ta përdorni telefonin edhe nëse iu telefonon dikush

Apple më në fund ka sjellë një tipar të ri në iOS 14, për të shmangur atë çfarë ka irrituar përdoruesit ndër vite: shfrytëzimin e telefonit edhe përgjatë momentit të thirrjes.

Që nga ky version, thirrjet do shfaqen në pjesën e sipërme të ekranit, duke iu lejuar të shfrytëzoni shërbimet e tjera, shkruan Daily Mirror, transmeton lajmi.net.

Përpara kësaj, telefonatat zinin tërë ekranin, si dhe e pamundësonin për përdoruesin ta shfrytëzonte telefonin deri në mbarim të thirrjes.

Për ta shfrytëzuar këtë mundësi, së pari duhet ta përditësoni sistemin operativ. E për ta përditësuar sistemin operativ, ndiqini veprimet si në vijim: Shkoni në Settings > General > Software Update. /Lajmi.net/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 19, 2020 22:46