Trump dhuron pagën e tre muajve për Departamentin e Shëndetit

Trump dhuron pagën e tre muajve për Departamentin e Shëndetit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të dhurojë pagën e tij të 3 muajve për Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore “për të zhvilluar terapi të reja për trajtimin dhe parandalimin e Covid-19”.

Sekratarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Kayleigh McEnany, e dha njoftimin ditën e premte.

Me një çek në dorë, McEnany tha: “Ja çeku prej 100 000 dollarësh. Ky do të shkojë direkt nga Presidenti Trump, i cili pagën e tij nuk e tërheq, por e kalon për iniciativa bamirësie, tek kërkimi për Covid-19”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 22 Maj, 2020 22:31

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.