Trump: Komplot republikan ndaj meje

Trump: Komplot republikan ndaj meje

Kandidati amerikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, deklaroi se liderët e Partisë së tij Republikane nuk duan që ai të fitojë emërimin presidencial. “Sistemi po funksionin kundër meje”, tha manjati amerikan i pasurive, duke akuzuar Komitetin Kombëtar Republikan për konspiracion kundër tij.

I pyetur nëse republikanët duan që ai të fitojë garën presidenciale, Trump u përgjigj se nuk e besonte diçka të tillë pasi sipas tij, Komiteti nuk e ka në qejf. Ndonëse Trump udhëheq garën presidenciale, ai mund të gjendet përballë faktit se nuk do të ketë delegatë mjaftueshëm për të marrë emërimin e plotë.

Kjo do të çojë drejt Konventës së kontestuar në korrik, ku delegatët janë të lirë pas raundit të parë të votimit të mbështesin cilin kandidatë të duan, duke hapur dyert për senatorin e Teksasit, Ted Cruz apo edhe kandidatin e tretë në garë John Kasich.

“Washington Post” shkruan se ka të ngjarë që Cruz të triumfojë në raundin e dytë brenda kampit republikan, pasi ai ka një numër të madh delegatësh që e mbështesin.

Ndaj për t’i paraprirë një skenari të tillë në fund të fushatës zgjedhore, këshilltari dhe njëkohësisht një aleat i mirë i Donald Trump, Roger Stone ka shprehur idenë që delegatët të nënshkruajnë vullnetarisht një zotim ku do të tregojnë mbështetjen e tyre për kandidatin që do të jetë i zgjedhur me votat e popullit, edhe nëse realizohet procesi i Konventës së kontestuar.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 14, 2016 07:26

REKLAMA

PARTNER