Trump kritikon OBSH: Nuk e ka bërë mirë punën e saj

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 7, 2020 20:52

Trump kritikon OBSH: Nuk e ka bërë mirë punën e saj

Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi punën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke e akuzuar atë se ishte shumë e butë ndaj Kinës në fillimin e epidemisë dhe se i ka dhënë këshilla jo të mira.

“OBSH nuk e ka bërë mirë punën e saj. Për disa arsye ajo është financuar nga SHBA-ja, por do e studiojmë mirë pozicionin tonë”, ka shkruar Traump në Twitter.

Trump shtoi se ai e kishte “refuzuar për fat të mirë” këshillën e OBSH-së për ta mbajtur hapur kufirin me Kinën në fillim të epidemisë dhe pyeti pse organizata po bënte “kaq shumë rekomandime të gabuara”.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 7, 2020 20:52