Trump: Nuk do të heq kurrë dorë nga lufta për ju dhe për vendin tonë

Desk
By Desk November 6, 2020 20:56

Trump: Nuk do të heq kurrë dorë nga lufta për ju dhe për vendin tonë

Presidenti Donald Trump tha në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë: ”Ne do ta ndjekim këtë proces përmes çdo aspekti të ligjit për të garantuar që populli amerikan të ketë besim te qeveria jonë. Unë kurrë nuk do të heq dorë nga lufta për ju dhe për vendin tonë.”

Policia e Filadelfias tha të premten se po heton një komplot të pretenduar për të sulmuar Qendrën e Konferencave të Pensilvanisë, ku po vazhdon numërimi i votave. Policia tha se mori një informacion në lidhje me një kamion me njerëz të armatosur që po shkonte drejt vendit të numërimit të enjten. Ajo tha se kishte arrestuar dy persona dhe u kishte konfiskuar armët.

Qindra demokratë u mblodhën të premten pranë ndërtesës së numërimit të votave në Filadelfia, të veshur me bluza të verdha ku shkruhej “Numëro çdo votë” dhe duke kërcyer në rrugë.

Në Detroit, një grup mbështetësish të presidentit Trump, disa të armatosur, protestuan pranë vendit të numërimit, duke tundur flamuj dhe me thirrjet, “Luftoni!”.

Desk
By Desk November 6, 2020 20:56