Trupi koordinues: Vizita e Papës e organizuar në mënyrë të përsosur, mirënjohje për të gjithë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 10, 2019 19:24

Trupi koordinues: Vizita e Papës e organizuar në mënyrë të përsosur, mirënjohje për të gjithë

Trupi koordinues për organizimin e vizitës së Papa Françeskut në seancën e saj të fundit ka vlerësuar se vizita ka qenë e zbatuar sipas standardeve më të larta dhe procedurave për pritje të mysafirëve më të lartë me rëndësi të veçantë për Maqedoninë e Veriut.

Si konfirmim të këtij konstatimi, thonë nga Sektori për marrëdhënie me opinionin të Sekretariatit të përgjithshëm pranë Qeverisë së RMV-së, “merret edhe urimi nga Shërbimi për protokoll nga Vatikani e cila vizitën e Papës në vend e vlerësoi si një nga organizimet më të mira konform përvojave të tyre”.

“Trupi koordinues për organizmin e vizitës së Papa Françeskut shpreh falënderim të madh për gjitha palët e përfshira të cilët dhanë kontributin e tyre të realizohet vizita e mysafirit të lartë konform pritjeve më të larta për organizim të këtyre ngjarjeve. Mirënjohje meritojnë edhe besimtarët e shumtë dhe mysafirët nga vendet e rajonit dhe më gjerë të cilët i respektuan kahet dhe dhanë kontributin e tyre për organizim të denjë të ngjarjes”, qëndron në kumtesë.

Shprehet falënderim dhe mirënjohje edhe ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme si nikoqir i Trupit koordinues dhe si institucion i angazhuar për protokollin e lartë gjatë kohës së vizitës së Papa Françeskut, por edhe gjitha institucionet tjera të përfshirë në këtë rast.

“Mirënjohje meriton edhe Televizioni nacional për mbulimin e plotë të ngjarjes dhe transmetimin e drejtpërdrejtë dhe me programin e hapur nga studiot e Servisit publik radiodifuziv. Mirënjohje e thellë u jepet edhe gjitha shtëpive mediale dhe gazetarëve të akredituar të cilët dhanë kontribut të madh dhe profesional për informimin adekuat të opinionit në Maqedoninë e Veriut dhe në botë”, thonë nga Sektori për marrëdhënie me publikun të Sekretariatit të përgjithshëm pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 10, 2019 19:24