Truqe në kuzhinë që do t’iu bëjnë kuzhinier profesionist

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 24 Shtator, 2018 22:48

Truqe në kuzhinë që do t’iu bëjnë kuzhinier profesionist

Rruga deri tek zemra kalon përmes stomakut.

Të paktën kështu thotë një fjali e urtë popullore. Por edhe nëse kjo nuk qëndron krejtësisht, e vërtetë është se aftësitë në kuzhinë janë të nevojshme për secilin prej nesh – edhe për ata që jetojnë vetëm, për nënat, baballarët dhe të gjithë të tjerët.

Por kjo duket të jetë një punë shumë e vështirë për disa prej nesh.

Megjithatë, nëse dini disa truqe, të cilat po ua sjellim më poshtë, gjithçka bëhet më e lehtë.

Mbani shënim për këto truqe dhe bëhuni kuzhinier “profesionist”!

Qërojeni hudhrën në mënyrën e duhur

Për ta qëruar hudhrën pa shumë mund dhe rrëmujë, vendoseni hudhrën e plotë në mikrovalë për 20 sekonda.

Kur ta largoni nga mikrovala, lëkura duhet t’i hiqet lehtësisht.

Mënyra e duhur si ta qëroni xhenxhefilin

Përdorimi i qosheve të lëmuara të lugës është mënyra më e mirë për të larguar lëkurën e xhenxhefilit.

Piqeni peshkun në skarë, mbi copat e limonit

Peshqit ka shumë gjasë që të ngjiten në skarë dhe po ashtu mund të shpërbëhen kur vendosen për pjekje në skarë. Për ta ndaluar këtë, vendoseni peshkun mbi fetat e limonit dhe lëreni të piqet në skarë.

Limoni do t’i japë shije peshkut, po ashtu.

Si ta ringrohni picën?

Pica e ngrohur nuk shijon asnjëherë sikur kur është e freskët. Por nëse duhet patjetër ta ringrohni, mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke vendosur një gotë me ujë në mikrovalë, derisa e ringrohni.

Kjo do të parandalojë që pica juaj të thahet shumë.

Përdormi i dy pjatave për prerjen e domatinave

Nëse jeni duke përgatitur një sallatë dhe keni nevojë që të prisni disa domatina në gjysmë, thjesht vendosni ato mes dy pjatave dhe përdorni një thikë.

Ngrijeni qepën para se ta preni

Ta ngrini qepën para se ta preni eviton lotët.

Mbështillni bishtat e bananeve me folie për ta parandaluar nxirjen e tyre

Përdorni folie për të mbështjellur bishtat e bananeve. Ky trik bën që bananet tuaja të zgjasin 3-5 ditë më shumë, para se të nxihen.

Përdorni një copë të lëvozhgës së vezës për të larguar copëzat e vogla të vezës

Kështu e gatuani mishin në mënyrën më të shijshme

Mishi zakonisht thahet shumë kur vendoset në skarë. Për ta bërë mishin më të butë dhe me të lëngshëm, vendoseni një kubëz akulli në mes të mishit dhe lëreni të piqet.

Përdorni gërshërët e kuzhinës për ta prerë dhe copëtuar më lehtë pulën

Përdorni letër për pjekje për t’i larguar ëmbëlsirat më lehtë nga tepsia

Për t’i ftohur më shpejt pijet, mbështillni me paloma të lagura dhe vendosni në frigorifer

Mbani ëmbëlsirat më mirë me një fetë molle

Ëmbëlsirat do të thithin lagështinë nga feta e mollës dhe do të mbesin të buta dhe do të qëndrojnë më gjatë.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 24 Shtator, 2018 22:48