Sot fillon skirningu i të rriturve në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe tuberkulozit, si dhe të disa fëmijëve të tjerë nga Qendra e pritjes në Vizbeg, përcjell FLAKA.
Ekzaminimet e planifikuara të një grupi prej dhjetë personash të planifikuar për sot janë në vazhdim e sipër. Në Institutin e Sëmundjeve të Mushkërive dhe Tuberkulozit thonë për TV 24 se një pjesë e grupit tashmë i ka bërë analizat e nevojshme – presin që pjesa tjetër të bëjë të njëjtën gjë deri në fund të ditës. Gjatë javës së ardhshme do të vazhdojnë analizat.
Faktorët e rrezikut për shfaqjen e tuberkulozit te një person i caktuar janë: zhvendosja ose migrimi, varfëria globale, papunësia, shfaqja e infeksionit HIV si dhe imuniteti i reduktuar, mosha e individit, stresi i vazhdueshëm, njerëzit që jetojnë në hapësira të mbyllura si kolektive, refugjatë, njerëz në reparte psikiatrike, shtëpi, burgje.
Nëse mund të bëhet diçka për të përballuar rritjen e tuberkulozit për momentin, është t’i kushtohet më shumë vëmendje zbulimit të hershëm të tuberkulozit dhe trajtimit aktiv të tij, kontrollimit të kontakteve dhe në këtë mënyrë do të arrihet efekti i uljes së numrit të pacientëve. Maqedonia asnjëherë nuk ka qenë shtet pa asnjë rast të tuberkulozit, por në pesëmbëdhjetë vitet e fundit numri i të infektuarve është ulur ndjeshëm. Nuk ka vend për panik – situata është nën kontroll – pohojnë mjekët. FLAKA