Tuparainen, transparencë për rastin “Zhvatja”
Minsitrja për punë Europiane e Finlandës, Tuti Tuparainen, ka kërkuar nga Maqedonia e Veriut të jetë objektive dhe transparente në zbardhjen e rastit “Zhvatja”.
Në takim me zv.kryeministrin për eurointegrime Bujar Osmani, ajo është shprehur se ky rast paraqet test për funksionimin e drejtësinë në Maqedoninë e Veriut, dhe si i tillë ndikon në procesin demokratik dhe integrues të vendit.
“Shpresoj se nuk do ta dëmtoj procesin. Konsideroj se kjo do të jetë test për shtetin ligjor dhe sundimin e ligjit në Maqedoninë e Veriut. Sundimi i ligjit nuk është çështie individuale, por institucionale dhe Maqedonia e Veriut ka bërë progres të rëndësishëm dhe tash është më leht të testohet. Presim hetim objektiv, askush të mos vihet mbi ligjin” – tha Ministrja e Jashtme e Finlandës, Tuti Tuparainen.
OSMANI: PËR ZBARDHJEN E RASTIT ZHVATJA PUNOHET NË BAZË TË PRICIPIT TË SUNDIMIT TË LIGJIT
Edhe zëvendëskryeinistri Bujar Osmani thotë se rastit “Zhvatja” ndikon në imazhin e progresit në sistemin gjyqësor, por ai vlerëson se vënja në aksion e organeve hetuesese për këtë rast, konfimon se shteti punon në bazë të pricipit të sundimit të ligjit.
“Unë e binda minsitren e Finlandës se investigimi i fundit i Prokuriorsië Publike për këtë rast është konfirmim se sistemi funksion dhe në këtë konteks unë pres nga insitucionet investiguese që në mënyrë porfesionale dhe transparente ta ndjekin rastin dhe në fund të gjithë të involvuarit të ballafaqohen me pasojat pa marrë parasysh se çfarë pozicioni ka në qeveri, gjyqësor dhe institucione shtetërore” – u shpreh zv.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut për Eurointegrime, Bujar Osmani.
TUPARAINEN: SI KRYESUESE E BE-SË DO TË LEHTËSOJMË NISJEN E NEGOCIATAVE
Poashtu minstrija finlandeze Tuparaine ka konformuar se Finlanda si kryesuese e BE-së do të lehtësojë nisjen e negociatave, por kërkoi plotësimine të gjitha kushtet. “Ne do ti lehtësojmë negociatat dhe nuk dua të komentoj opinionet e shteteve të tjera. Dua të them se janë bërë përmirësime në disa aspekte dhe jam opmtimst se nëse mbushen të gjitha kriteret ne jemi në gjendje ta vemë në axhëndë në tetor mundësine e gjetjes së zgjidhjes” – deklaroi Tuparainen.
OSMANI: NUK PRES PROLONGIM TË DATËS PËR BISEDIME
Ndërkaq zv.kryeministri Osmani nuk pret prolongim të mëtutjeshëm për dhënien e datës për bisedime.
“Unë jam i vetëdijshëm se edhe përkundër të arriturave, zgjidhjes së çështjes së emrit, marrëdhëniet bilaterale me fqinjët poashtu edhe reformat, akoma vendimi për fillimin e negociatave kërkon dritë jeshile unanime nga të gjtiha 28 shtetet në tetor. Dhe ky është një arsye më tepër të mbetemi në fokus të procesit dhe t’i mbyllim të gjitha boshllëqet në këtë drejtim” – theksoi Osmani.
Osmani fton institucionet në vend të mos lënë asnjë arsye të vetme pas të cilës do të kapeshin vendet e BE-së, për të shtyrë afatin për fillimin e bisedimeve pas samititit të tetorit. (TVM2)