Turisti i mahnitur me Kosovën: Një vend i bukur me popullsi shumë të re dhe me energji fantastike

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2022 17:56

Turisti i mahnitur me Kosovën: Një vend i bukur me popullsi shumë të re dhe me energji fantastike

Alan Wurman apo siç njihen nga videot e tij, Alans Theory është një muzikant nga Santiago, Chile që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ai që një kohë të gjatë po bën video nëpër vende të ndryshme të Botës. Radha ishte që Alans Theory t’i bënte një video Kosovës, shtetit më të ri në botë dhe ta prezantojë atë para ndjekësve të tij.

Ai është mahnitur me vendin tonë dhe veçanërisht me kryeqytetin Prishtinën. Alans Theroy ka publikuar një video shumë të bukur nga Kosova në rrjetet e tij sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube duke e ndarë me qindra mijëra ndjekës që ka.

“Kjo është Kosova, e njohur si shtet nga gjysma e Botës, por ende konsiderohet pjesë e Serbisë për gjysmën tjetër. Sido që të jetë, Kosova dhe veçanërisht kryeqyteti i saj Prishtina është një vend i gjallë dhe kjo është për shkak të njerëzve. Kosova ka popullsinë më të re në gjithë Evropën, madje ia kalon edhe Irlandës”, ka thënë ndër të tjera Theroy në videon e tij.

Ai është mahnitur nga mikpritja që i është bërë në vendin tonë,duke thënë se kosovarët janë të bukur dhe të rinj jo vetëm në moshë, por edhe në shpirt. Disa të rinj dhe të reja i tregojnë video kreatorit se janë sipërmarrës në moshë të re, derisa ai mbetet i mahnitur me mikpritjen që i është bërë, por edhe me energjinë e jashtëzakonshme të kosovarëve.

Përveç të rinjtë që i kanë lënë mbresa të mëdha, Alans ka thënë se edhe të moshuarit janë shumë të mirë, mikpritës dhe të gjithë janë të motivuar për ta ndërtuar këtë shtet. Pas Kosoves ai ka vizituar dhe Shqiperine, Maqedonin dhe Malin e zi.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2022 17:56

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare