Turizimi, rënie deri në 80% të mysafirëve të huaj

Desk
By Desk November 13, 2020 21:18

Turizimi, rënie deri në 80% të mysafirëve të huaj

Në nëntë muajt e parë të këtij viti, numri i turistëve u ul me 60.4 përqind. Vendi u vizitua nga 83.8 përqind më pak mysafirë të huaj krahasuar me periudhën janar – shtator 2019 dhe ka një rënie të turistëve vendas me 20.7 përqind, përcjell FLAKA.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, numri i buajtjeve në të njëjtën periudhë krahasimi u ul me 46.3 përqind – te turistët vendas me 14.1 përqind dhe turistët e huaj me 84 përqind.

Numri i turistëve në shtator 2020 ishte 44 313 që është një rënie krahasuar me shtatorin 2019 me 63.9 përqind, ndërsa numri i buajtjeve ishte 117 118 që është një rënie prej 57.5 përqind. Sidoqoftë, numri i turistëve vendas u rrit me 33.7 përqind, por numri i mysafirëve të huaj u ul me 92.3 përqind. Numri i buajtjeve të turistëve vendas në shtator 2020 krahasuar me shtatorin 2019 u rrit me 26 përqind, dhe numri i buajtjeve të turistëve të huaj u ul me 90.9 përqind. FLAKA

 

Desk
By Desk November 13, 2020 21:18