Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Opinione
  • Turpi gjyqësor “Monstra”

Turpi gjyqësor “Monstra”

Redaksia

Prof. Jeton SHASIVARI

Rigjykimi i rastit “Monstra” ishte një farsë gjyqësore sepse nuk u dëshmua as motivi dhe as kryerësit e vërtetë pra, nuk u vërtetuan faktet vendimtare të këtij rasti sepse ato po fshihen. Montuesi kryesor i këtij rasti monstruoz ish-kryeministri Gruevski i iku drejtësisë kurse viktimat e këtij rasti të montuar shpallen fajtorë dhe dënohen me dënime drakonike sepse vetë qëllimi i këtij procesi të montuar që nga fillimi ishte që këta persona të dënohen për terrorizëm sepse janë shqiptarë e jo sepse janë aktorë të vërtetë të këtij krimi.

Nga ana tjetër, edhe kryeministri Zaev i cili para 5-6 viteve me të madhe premtonte se do ta zbardhë të vërtetën e këtij rasti, duke pohuar se ekzistojnë biseda në të cilat tregohet se për personat që janë në burg nuk ka asnjë dëshmi, se në biseda nuk ekzistojnë dëshmi se kush e ka bërë vrasjen, por ekziston dyshimi se pushteti është i përzier, se qytetarët së shpejti do ta kuptojnë të vërtetën e këtij rasti, se ka materiale sensitive, megjithatë nuk e bëri këtë gjë dhe mundësoi që pasojat tragjike të kësaj farse gjyqësore të godasin mbi këta shqiptarë të pafajshëm ndërsa kriminelët e vërtetë të triumfojnë mbi drejtësinë e këtij vendi.

Prandaj, farsa gjyqësore e këtij rasti të montuar nga një simbol i regjimit të Gruevskit dhe Mijallkovit u kthye në një medalje të padrejtësisë që rëndon qafën e kryeministrit Zaev.

Pa iu nënshtruar përgjegjësisë shërbëtorët e ndryshëm politikë të veshur me toga gjyqësore dhe prokuroriale nuk ka shpresa për drejtësi të reformuar në vendin tonë, e sidomos pa korrigjimin e padrejtësive të rasteve të montuara me në krye rastin e turpit gjyqësor “Monstra”.

Mirëpo, mbi të gjitha, porosia e sotme e Agimit ishte epike: “Unë nuk do të iki si Gruevski, Mijallkovi dhe të tjerët”; ndërsa ne do ta kishim plotësuar me vargjet epike të antologut të padrejtësive kundër shqiptarëve ndër shekuj, Mitrush Kuteli: “Unë jam këtu e këtu do të jem den baba den, gjersa mali tʼbëhet hi e hiri mal përsëri”.

Continue Reading

Previous: Çun Lajçi vlerëson lartë punën e Artan Grubit: Vazhdo…
Next: Borxhi publik në funksion të rritjes ekonomike

Të ngjashme

grubi1-1536x1023 Qeveritari fjalë pak e punë shumë!

Qeveritari fjalë pak e punë shumë!

Redaksia
artan Suksesi i Artan Grubit, më pak në zyrë e më shumë në terren

Suksesi i Artan Grubit, më pak në zyrë e më shumë në terren

Redaksia
Driton-ZENKU Qytetarët me numra amë të dyfishtë, ishte një sekret publik!

Qytetarët me numra amë të dyfishtë, ishte një sekret publik!

Redaksia

TË FUNDIT

transplantacija-960x720 Zemra e Belçevskës funksionon shumë te Ile Strezovskin

Zemra e Belçevskës funksionon shumë te Ile Strezovskin

reicisi-prazno-sobranie Terrorizmi biologjik apo mundësi e fundit për një Kuvend funksional

Terrorizmi biologjik apo mundësi e fundit për një Kuvend funksional

Liga-e-Kampioneve-e-re Të premtën përjashtohen 3 klubet gjysmëfinaliste në Champions

Të premtën përjashtohen 3 klubet gjysmëfinaliste në Champions

175323564_533862764263490_9187177015136622643_n Bregu: 93% e të rinjve në Ballkanin Perëndimor besojnë se administratat publike duhet të përfshijnë të rinjtë në vendimmarrje

Bregu: 93% e të rinjve në Ballkanin Perëndimor besojnë se administratat publike duhet të përfshijnë të rinjtë në vendimmarrje

fl Anketë e re në Maqedoninë e Veriut, ja sa % besim kanë qytetarët te Qeveri

Anketë e re në Maqedoninë e Veriut, ja sa % besim kanë qytetarët te Qeveri


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.