Turqi, 15 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm

Turqi, 15 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se sipas të dhënave paraprake, nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi Turqinë lindore, në provincën Elazığ kanë humbur jetën dhjetë persona, ndërsa në Malatya pesë të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim, AFAD tha se pas tërmetit kryesor që goditi provincën Elazığ, në rajon kanë ndodhur edhe tetë tërmete të tjera me magnitudë mbi 4 ballë, ndërsa numri i dridhjeve pas tërmetit është 60.

Ministri i Brendshëm i Turqisë Süleyman Soylu, njoftoi se numri i të vdekurve nga tërmeti ka shkuar në 15, ndërsa vazhdojnë punimet për kërkim-shpëtimin e 30 të tjerëve.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 25 Janar, 2020 00:10

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.