Turqia eksportuesi i tretë më i madh i veshmbathjes në BE

Desk
By Desk April 25, 2020 23:26

Turqia eksportuesi i tretë më i madh i veshmbathjes në BE

Turqia është eksportuesi i tretë më i madh i veshmbathjes në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).

“BE ka importuar veshëmbathje në vlerë prej 154 miliardë euro në vitin 2019, ndërsa më shumë se gjysma e kësaj ka ardhur nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së (52 për qind ose 80 miliardë euro)”, bëjnë të ditur nga Eurostat.

“Importet e veshëmbathjeve nga vendet jashtë BE-së erdhën kryesisht nga Kina (23 miliardë euro ose 29 për qind e totalit të veshëmbathjeve jashtë BE-së), Bangladeshi (15 miliardë euro, 19 për qind) dhe Turqia (9 miliardë euro, 11 për qind)”, thuhet në njoftim.

Gjatë dekadës së fundit, importet e veshëmbathjeve në BE u rritën në vlerë prej 62 për qind.

Gjermania dallohet si importuesi më i madh i veshëmbathjeve nga vendet jashtë BE-së, duke importuar rroba me vlerë 19 miliardë euro që përbën 23 për qind të importeve jashtë BE-së.

Pas Gjermanisë, vijon Spanja (13 miliardë euro, 16 për qind), Francë (11 miliardë euro, 14 për qind), Holanda (10 miliardë euro, 13 për qind) dhe Italia (8 miliardë euro, 10 për qind).

Italia, eksportuesi më i madh i veshëmbathjeve

Në mesin e vendeve anëtare, Italia eksportoi veshëmbathje me vlerë prej 12 miliardë euro vendet jashtë BE-së në vitin 2019, duke e bërë vendin eksportuesin më të madh të veshëmbathjeve jashtë BE-së, përpara Gjermanisë (6 miliardë, 16 për qind), Spanjës (5 miliardë euro, 15 për qind), dhe Francës (4 miliardë euro, 13 për qind).

Edhe pse tregtia me tekstile është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, mbyllja e fabrikave dhe kufizimet e transportit të shkaktuara nga pandeminë aktuale e koronavirusit të ri (COVID-19) mund të ndikojnë në këtë trend, thonë nga Eurostat.

Desk
By Desk April 25, 2020 23:26