Turqia njofton ndërtimin e dy spitaleve COVID-19

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 20:41

Turqia njofton ndërtimin e dy spitaleve COVID-19

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar ndërtimin e dy spitaleve të reja në Stamboll me 350 shtretër për të trajtuar pacientët e prekur nga koronavirusi.

Sipas presidentit turk, ndërtimi i njërit nga spitalet, ai në Başaksehir të Stambollit, do të përfundojë më 15 maj.

“Turqia po bën përparim të konsiderueshëm në marrjen nën kontroll të shpërthimit të koronavirusit”, tha presidenti turk.

Presidenti Erdogan përjashtoi çfarëdo marrëveshje për huamarrje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Turqia nuk përballet me vështirësi gjatë furnizimit të popullit të saj me materiale personale shëndetesore”, tha Erdogan.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 20:41