Turqia synon 1 milion makina elektrike në qarkullim deri në vitin 2030

Turqia synon 1 milion makina elektrike në qarkullim deri në vitin 2030

Mbi një milion automjete elektrike parashikohet të jenë në qarkullim në rrugët e Turqisë deri në vitin 2030, deklaroi ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez.

“Deri në vitin 2022 ose 2023, ne shpresojmë të shohim automjetin tonë vendas në rrugë”, deklaroi Donmez.

“Pasi prezantuam prototipin e tij të parë të automjetit vendas elektrik, Ministria e Energjisë planifikon të shqyrtojë ndikimin e një milion pikave të karikimit në rrjetin e distribuimit të energjisë elektrike të vendit dhe vënien e tyre në përdorim”, tha Donmez.

Më 27 dhjetor, Turqia prezantoi prototipin e automjetit vendas që u projektua dhe u prodhua brenda 18 muajve nga Grupi i Iniciativës së Automobilit të Turqisë (TOGG), konglomerat i gjigantëve industrialë turq.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 16 Janar, 2020 22:48

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.