TVSH-ja për shkurt mund të dorëzohen deri në fund të marsit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 24, 2020 20:45

TVSH-ja për shkurt mund të dorëzohen deri në fund të marsit

Drejtoria e të Ardhurave Publike njofton tatimpaguesit dhe llogaritarët se afati i paraqitjes së formularit TVSh-04 për periudhën tatimore nga 1 shkurti deri më 29 shkurt të këtij viti, shtyhet në 31 Mars të këtij viti, përcjell FLAKA.

“Në përputhje me rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ndërmarrë masa dhe aktivitete për të parandaluar përhapjen e sëmundjes COVID-19 (koronavirus), Drejtoria e të Ardhurave Publike ka njoftuar se afati i paraqitjes së kthimit të TVSH-së për periudhën tatimore nga 01.02.2020 deri në 29.02.2020 nga 25.03.2020 zgjatet për 7 (shtatë) ditë, pra afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve të TVSH-04 do të konsiderohet 31.03.2020”, njoftoi DPA. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 24, 2020 20:45