Twitteri aplikon opsione të reja për luftën kundër përmbajtjeve shqetësuese

Twitteri aplikon opsione të reja për luftën kundër përmbajtjeve shqetësuese

Twitteri ka filluar të merret me problemin për të cilin përdoruesit janë ankuar prej kohësh – shqetësimin dhe gjuhën e urrejtjes. Përdoruesit tani do të jenë në gjendje ta etiketojnë të gjithë listën e twitteve si të dhunshme ose shqetësuese, njoftoi Twitteri ditë më parë.

Me azhurnimin, i cili tani është në dispozicion vetëm për pajisjet iOS, dhe së shpejti do të jetë i disponueshëm për të tjerat, përdoruesit mund ta raportojnë jo vetëm një tweet, por një listë të tërë që përmban mesazhe shqetësuese. Kur e raportojnë atë në Twitter, mund ta etiketojnë si të dhunshme.

I gjithë procesi i raportimit të listës është identik me raportimin e tweetit të vetëm. Në opsionin e menusë së listës të plotë do të shfaqet opsioni “raporto”, i cili do t’u japë përdoruesve mundësinë për ta etiketuar të gjithë listën në Twitter, shkruan KOHA Ditore.

“Sapo ta dërgoni raportimin tuaj, do t’ju dërgojmë një email që konfirmon se e kemi marrë atë dhe do t’ju ofrojmë rekomandime për ta përmirësuar përvojën tuaj në Twitter”, thuhet në njoftim nga Twitteri.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 22 Nëntor, 2019 22:46

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.